Presidenti i Maqedonisë Ivanov tërheq të gjitha faljet

ivanov

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i ka tërheqë edhe faljet e mbetuna nga vendimi i tij i 12 Prillit.

Mbas tërheqjes së faljeve për 22 politikanë gati nji javë ma parë, sot ai ka tërheqë edhe faljet për 33 të tjerë.

Simbas komunikatës, Ivanov thekson se “ndryshe nga 12 Prilli, sot kemi nji realitet të ri në Maqedoni, në kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, por vendi ka institucione të cilat munden me ju ba ballë edhe këtyne sfidave”.