Presidenti i Maqedonisë nuk tërhek dekretin që fal politikanët

ivanov

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka vendos që të mos e tërhek dekretin e tij për faljen e politikanëve që janë nën procesin e hetimeve mbas skandaleve të shumta për përgjimet në Maqedoni.

Reagimi i tij u ba gjatë nji konference të jashtëzakonshme për mediat, ku theksoi se nuk do të tërhek vendimin për faljen e 56 zyrtarëve.

Shumica prej të akuzuemve janë funksionarë të partisë në pushtet VMRO- DPMNE, të cilët akuzohen për vepra të randa penale.