Presidenti, i pamjaftueshëm për oreksin politik të Thaçit

Presidenti i ri, Hashim Thaçi mori zyrtarisht postin e tij me 7 Prill, por fuqia e tij politike vazhdon me mbetë e madhe, pa marrë parasysh pozicionit aktual apartiak dhe unifikues.

Njohësi i çashtjeve politike në vend, Fisnik Halimi beson se Presidenti i ri nuk ka me ndejtë mbrenda figurës simbolike, si paraardhësja e tij.

Por si nji hap mbrapa dhe kalkulim të gabuem e quen vendimin e Thaçit, njohësi i tjetër i çashtjeve politike Arben Ahmeti, sepse ai thotë se posti i ri nuk ka me i përmbushë
orekset e tij.

E analisti Krenar Shala, thotë se Presidenti Thaçi ka me u përpjekë me e riarranzhue sistemin politik në favor të tij, tue marrë si model Presidentin turk.

Në seancën e 7 Prillit në Kuvendin e Kosovës, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi u betue se ka me qenë gardian i Kushtetutës.