Presidenti i ri i Austrisë: Ka me i eliminue ndamjet e shoqnisë

Presidenti i ri i Austrisë, Alexander Van der Bellen, asht zotue se ka me i ngue “frikat dhe zemërimet” e qytetarëve.

Van der Bellen, i pamvarun, ka mposhtë kandidatin e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer, me vetëm 31,000 vota nga 4.64 milionë, sa janë hedhë në zgjedhjet e së Dielles.

Van der Bellen ka pranue se ka “përçamje” në shoqni, por ka thanë se ka me punue për me fitue besimin edhe të votusve të Hoferit.

Hofer ka kundërshtue migracionin dhe multikulturalizmin.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thanë se Europa “frymon ma lirshëm” nga humbja e tij.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thanë se asht mirë që austriakët kanë refuzue “popullizmin dhe ekstremizmin”.