Presidenti i Serbise e falenderon kryetarin e shtetit ma të madh islamik për qëndrimin kundër Kosovës

widodo.jpg

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka fol sot në Xhakartë me kryetarin e Indonezisë Joko Widodo, për forcimin e marrëdhanieve bilaterale, dhe për qëndrimet për Kosovën.

Nikolic falenderoi homologun e tij indonezian për gadishmëninë për bashkëpunim. Ai gjithashtu u shpreh mirënjohes nga shteti ma i madh islamik në botë që nuk po e njeh pamvarësinë e Kosovës

“Jemi falënderue që Indonezia, si shteti ma i madh islamik respekton tanësinë tonë territoriale dhe sovranitetin dhe për atë që nuk e ka njofte Kosovën”, tha Nikolic.

Ndërsa, Presidenti indonezian Widodo tha se nuk ka me njofte Kosovën, tue aludue në atë se shteti ka me i respektue të drejtat ndërkombëtare.