Presidenti i Shqipnisë, fjalë të mëdha n’OKB për Kosovën

Presidenti Bujar Nishani iu drejtue të Premten Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, tue kërkue njohjen e Kosovës, gja kjo që ka me sjellë forcimin e matejshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon e jo vetëm.

“Kemi mbeshtetë dhe vazhdojmmë të inkurajojmë pa asnji ngurrim avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. E konsiderojmë nji platformë mjaft të përshtatshme, ku të sheshohen tana çashtjet e mbetuna pezull, në mënyrë që të shihet nga e ardhmja.

Shqipnia ka me vazhdue të mbështesë fuqimisht zgjanimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, rolin aktiv që ajo luen si anëtare me të drejta të plota në të gjitha organizatat rajonale, si dhe procesin e pandalshëm të anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare, shkruen Top Channel.