Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, dekreton qeverinë e re ‘Rama II’

Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, ka dekretue qeverinë e re ‘Rama II”, të 12 ministrat.

Dekreti ka ardhë nji ditë mbas dekretimit të Edi Ramës si kryeministër i qeverisë së Shqipnisë.

Vendimi sapo asht nënshkrue në Presidencë.

Nesër në Kuvend ka me u prezentue programi i Qeverisë ‘Rama” për 4 vitet e ardhshëm.

Shkresa e Ramës drejtue Presidentit Ilir Meta:

Z.Ilir Meta President i Republikës

Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave. Zoti President, Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:

Z. Edi Rama- Kryeministër

Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre

Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes

Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm

Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës

Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale

Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën

Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Dje, Presidenti Meta dekretoi emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

D E K R E T PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT

Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10603

Tiranë, më 09.09.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Shperndaje në: