Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, vendos: Kuvendi i ri ka m’u mbledhë në këtë datë

Presidenti i Republikës së Shqipnisë, Ilir Meta, ka dekretue sot thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipnisë me datë 9 Shtator 2017, n’orën 10:00.

Në dekretin e publikuem nga Presidenca e Shqipnisë thuhet:

D E K R E T PËR THIRRJEN E KUVENDIT TË REPUBLKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10599

Tiranë, më 29.08.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META