Presidenti i Shqipnisë kallxon kush mundet me dhezë luftën në Ballkan! (Video)

Presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folë për çashtjen e përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Nishani foli edhe për mundësinë e konfliktit, që mund të sillte pikërisht demarkacioni.

“Nuk besoj. Këto janë ide që nuk përkojnë me realitetin. Për fatin e mirë, Ballkani ka tejkalue luftën. Patjetër që rreziqet mbeten. Por, rreziqet mbeten nga palët e treta, që nuk janë pjesë e rajonit tonë, që tentojnë me ndez urrejtjen e të shkuemes”, thotë Nishani.

Ai ma tej foli edhe për atë që kosovarët vazhdojnë të jenë të penalizuem, dhe të mos mund të udhëtojnë pa viza nëpër zonën Schengen.

“E kosnideroj si nji padrejtësi vazhdimin e lanies së shqiptarëve të Kosovës, si të vetmit qytetarë europianë në gjithë hapsinën Europiane të izoluem. Nuk mendoj se i shërben zhvillimit, civilizimit, përpjekjeve për integrim kullturor europian, lania e izolueme nga mundësia e realizimit ndoshta të së drejtës ma fundamentale të njeriut, që është ajo e lëvizjes së lirë”, tha Nishani.

Deklaratën e Nishanit mund ta gjeni gjatë intervistës, prej minutës 45:53 deri në 46:29.