Presidenti i Shqipnisë: Shqiptarët, të mburren me Nanën Tereze

Para largimit për në Vatikan, ku ka me kryesue delegacionin e Shqipnisë në ceremoninë e Shejtnimit të Nanë Terezës më 4 Shtator, presidenti Bujar Nishani pohon se “kjo shejtore asht dhurata ma e vyeme që Shqipnia i fali njerëzimit”.

Simbas tij, Shqipnia dhe shqiptarët kanë nji arsye të fortë për t’u mburrë sot. “Shqipnia dhe shqiptarët mund të mburren sa të duen për faktin se njerëzimit nuk i dhanë shejtore të shqueme në ndonji aspekt të veçantë sado të randësishëm, por nji shejtore gjithëpërfshimëse, nji shejtore- Nanë”, tha Nishani.