Presidenti i UEFA’s mbërrin në Prishtinë, po takohet me drejtuesit e FFK’s

Presidenti i UEFA’s, Aleksander Ceferin, ka arritë në Prishtinë, ku po takohet me drejtuesit e naltë të FFK’s.

Ai asht pritë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, nga presidenti i FFK’s, Fadil Vokrri, dhe drejtuesit tjerë të federatës.

Gjatë ditës, i pari i UEFA’s, ka me vizitue stadiumin e Prishtinës, si dhe ka me pasë takime me qeveritarë të Kosovës.

Mandej, ai ka me mbajtë nji konferencë për media. Kjo asht hera e parë që nji president i UEFA’s e viziton vendin tonë.