Presidenti i UEFA’s viziton sot Kosovën

Sot për vizitë zyrtare në FFK, ka me ardhe presidenti i UEFA’s, z. Aleksander Çeferin, të cilin ka me pritë presidenti i FFK, z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

Presidenti Ceferin mbas takimeve në FFK, ka me pasë edhe takime tjera me liderët e shtetit të Kosovës, transmeton Rrokum.TV

“FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e FFK’s.

Presidenti Ceferin ka me qenë i shoqnuem edhe nga tre zyrtarë të UEFA’s.