Presidenti i vendit vjen me lajm të mirë për vizat!

thacivizat

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dhanë lajmin se Komisioni Europian ka konfirmue se Kosova i ka plotësu kushtet për liberalizimin e vizave.

Simbas Thaçit, shumë shpejt ka me ardh lajm i mirë për liberalizimin e vizave dhe janë në pritje të vendimit.

Ky asht postimi i Hashim Thaçit:

Lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do të vijë shumë shpejt. Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret.

Prandaj, jemi në pritje të këtij vendimi që do të vijë në ditët në vijim.

Kemi mirëkuptim dhe respektojmë procedurat e brendshme të BE-së. HTH