Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi nesër në Hagë

Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi nesër ka me udhëtue drejt kryeqytetit holandez Hagës, për me mbajtë nji ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, me temën “Kosova: të punosh për t’ardhmen”.

Sipas njoftimit, të këtij instituti Thaçi, i cili ka me marrë zyrtarisht postin e Presidentit me 7 Prill, ka me diskutue për arritjet e në ndërtimin e paqes dhe stabilitetin në rajon, tue e përfshi procesin e normalizimin të marrëdhanieve me Serbinë, rolin e Kosovës si partner i bashkësisë ndërkombëtare në promovimin e pajtimit dhe mirëkuptimit ndër etnik dhe për zhvillimet aktuale që kanë të bajnë me krizën e refugjatëve në Lindjen e Mesme.

http://www.thehagueinstituteforglobaljustice.org/events/distinguished-speaker-series-with-h-e-hashim-thaci-president-elect-of-the-republic-of-kosovo/  – linku i njoftimit zyrtar.