Presidenti i zgjedhun pranoi urimet nga Tusk e Juncker

Presidenti i sapo zgjedhun sot asht gezue tej mase.

Ma në fund, atë e uroi dikush.

Lajmi asht ba i ditun nga vetë Hashim Thaçi në nji shenim në Facebook

 

Postimi i plotë i Thaçit:

 

Sot pranova urimet edhe zyrtare, pas atyre miqësore, nga z. Donald Tusk, President i Këshillit Europian, dhe Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Europian, për zgjedhjen President i Kosovës.

Besimi i shprehur në synimet e mia që të punoj që të bëj bashkë të gjitha palët për të punuar për të mirën e përgjithshme, për zhvillim dhe stabilitet në vendin tonë, janë hapa që na shpijnë edhe drejt BE-së.

Përkrahja e miqve në Bruksel dhe Strasburg është më shumë se sa e mirëseardhur. Kosova është me fat që ka miq të tillë. HTH