Presidenti i zgjedhun Thaçi: MSA – hapi i pare historik drejt anëtarësimit në familjen europiane

Presidenti i zgjedhun, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook ka urue për hymjen e MSA’s në fuqi.

Thaçi tha se tash e tutje Kosovën e pret nji punë ma e madhe në çdo sferë të ekonomisë, politikës e në sferën e të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqnisë.

 
Lexone postimin e plotë:

Sot hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, duke shënuar kështu hapin e parë historik në rrugën e anëtarësimit tonë në familjen europiane.
Shumë gjenerata e kanë pritur këtë ditë, që edhe zyrtarisht të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët europian.
Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
Tash na pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. HTH