Presidenti i zgjedhun Thaçi vizitoi Selinë e Shejtë në Vatikan

Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi asht prit sot në Vatikan nga kryepeshkopi dhe Presidenti i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shejtë, Vincenco Paglia.
Lajmin e ka ba të ditun vetë Presidenti Thaçi përmes nji postimi në Facebook, të cilin e shoqnoi me disa fotografi.

Shkrimi i Thaçit në Facebook:

Si president i zgjedhur sot në Vatikan u prita nga monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.
Pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Kosovës ta falënderoj për shenjtërimin e Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, më 4 shtator 2016.
Në këtë takim nga monsinjor Paglia kërkova përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë. HTH.

 

 

hashim