Presidenti italian uron Thaçin

matarella

Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella, e ka uru presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, për marrjen e detyrës së re.

Përmes nji letre dërgue presidentit Thaçi, homologu i tij italian ka thanë se dy vendet tona janë të lidhuna me marrëdhanie të forta dypalëshe të pasqyrueme në nji dialog politik në të gjitha nivelet dhe në nji bashkëpunim që njeh nji zhvillim të vazhdueshëm.

“Randësia që Roma u jep marrëdhanieve me Kosovën asht konfirmu edhe me pjesëmarrjen cilësore italiane në misionet ndërkombëtare aktive në vendin tuej”, ka shkrue presidenti italian Mattarella.

 

Kjo asht letra e Presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella, dergue Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Presidentit të Republikës së Kosovës

Sh.T. Hashim Thaçi

Prishtinë

Me rastin e ditës së marrjes së detyrës si President i Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju përcjell përgëzimet më të sinqerta duke ju shprehur urimet më të mira në kryerjen e detyrës tuaj.

Dy vendet tona janë të lidhura me marrëdhënie të forta dypalëshe të pasqyruara në një dialog politik në të gjitha nivelet dhe në një bashkëpunim që njeh një zhvillim të vazhdueshëm. Rëndësia që Roma u jep marrëdhënieve me Kosovën është konfirmuar edhe me pjesëmarrjen cilësore italiane në misionet ndërkombëtare aktive në vendin tuaj.

Prandaj, dëshira ime është që, gjatë mandatit tuaj, edhe në sajë të një dialogu të ripërtërirë në mes të aktorëve politikë, Kosova të mund të bëjë përparimet konkrete dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave të brendshme, të nevojshme për të ecur përpara në rrugëtimin drejt shtëpisë së përbashkët evropiane, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tuaj.

Jam i sigurt se në këtë aspekt Kosova do të vazhdojë të tregojë ndjenjë të fortë përgjegjësie, për të cilën nuk do të mungojë mbështetja e Italisë.

Zoti President, në këtë frymë, shpreh urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj dhe të vendit tuaj.