Presidenti ja jep lamtumirën komandantit të KFOR’it!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Presidenti Thaçi falënderoi atë për punën dhe kontributin e tij që ka dhanë gjatë këtyne viteve në ruejtjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

“Ju falënderoj për punën që keni ba si komandant i KFOR’it në Kosovë. Falë edhe përkushtimit tuej, KFOR’i mbetet ndër institucionet ma të besueme dhe të respektueme në Kosovë”, tha presidenti Thaçi, tue shtue se prezenca e NATO’s në Kosovë asht garanci për stabilitetin dhe paqen në rajon.
Nga ana tjetër, komandanti i KFOR’it, Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta ka falënderue presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të gjitha institucionet në Kosovë.