Presidenti i Shqipnise i ban ‘ftesë’ befasuese klasës politike!

Presidenti i Shqipnise, zoti Bujar NIshani, i fton grupet parlamentare në Presidencë për nji konsensus në lidhje me Reformën në Drejtësi, por edhe për çashtje të tjera të randësishme për politikën në vend.

Kreu i shtetit shqiptar ka zyrtarizue ftesën për grupet parlamentare në lidhje me diskutimet mes tyne për miratimin e 7 ligjeve te Reformës në Drejtësi.

Nishani bani me dije nga nji konferencë e posaçme për shtyp ftesën për ditën e Martë drejtue grupeve parlamentare për me diskutue për nji zgjidhje ma të përshtatshme për Reformën në Drejtësi, por edhe çashtje të tjera me randësi kombetare.

Kur ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi më 11 Gusht, Presidenti ngarkohet me zgjedhë përmes shortit anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kushtetuta i kërkon Presidentit me shpallë shortin mbrenda 5 ditëve.

Por presidenti Nishani shprehi shqetësimin mbasi nuk ka ligj për me i përcaktue kriteret e anëtarëve të KED dhe ftoi nji takim konsultativ me përfaqësuesit e grupeve parlamentare.