Presidenti kallxon qysh u vranë të rijtë tanë në Serbi

thaciiii

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thanë se sot kujtojmë të rijtë e vramë në armatën jugosllave, mbasi ata u vranë tradhtisht.

Thaçi n’akademinë përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në ish-APJ, tha se vrasjet e tjera si e Jetullahut, varrosen idenë se populli jonë mund të jetojë nën Serbinë.
“Vrasja e birit tuej ishte e rand për ju dhe për krejt qytetarët e Kosovës, por ajo që tregoi madhështinë tuej ishte qendrimi juej, ku dërguet mesazhin e pajtimit. Ju refuzuet që armata jugosllave të marr pjesë në varrimin e djalit tuej, fajtori kryesor i krimit, ju me qendrimin tuej treguet që ajo nuk ishte vetëvrasje por vrasje”, tha ai.

 

thaciiideskuuu