Presidenti: Kam me qenë partner i medias

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtë nji takim me gazetarët dhe drejtuesit e shtëpive mediale.

Mirëpo edhe pse mbas nji mueji mandat, i pari i shtetit nuk ka dhanë ndonji intevistë për mediat vendore, por vetëm 2 për media të hueja, ai megjithatë tha se u jep mbështetje mediave nga roli i tij si President.

Megjithatë Presidenti nuk la pa thumbue gazetarët, t’cilët janë kyçë edhe në parti politike.Ai foli edhe për pranimin e Kosovës në UEFA, tue e cilësue si nji ditë historike për Kosovën, mbas izolimit gati 30 vjeçar të futbollit tonë.

E mbas fjalimit, të pranishmit u argëtuen me nji muzikë të lehtë dhe nji koktej.