Presidenti kerkon dialog mes komuniteteve dhe LGBT’s!

komunitetthaci

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takue sot anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Në këtë takim Thaçi asht zotue se do të ketë bashkëpunim të plotë me krejt komunitetet.

“Zotohem se do të keni bashkëpunimin tim të ngushtë dhe përkrahjen time të plotë kudo dhe kurdo. Pergëzoj për punën që keni ba për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve. Keni reague për të parandalue migrimin ilegal të komuniteteve, keni përcjell hartimin e ligjeve për të sigurue se respektohen aspiratat e komuniteteve dhe keni ba punë të çmueme”, ka thanë Thaçi drejtue Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Kreu i vendit shprehu gatishmëni edhe për nji dialog të hapun në mes të gjinive të komuniteteve si dhe atyne të LGBT’s.

“Do te punoj dhe te inkurajoj dialogun mes politikes, mes shoqnise civile, mes gjinive e komuniteteve si dhe LGBT’s. Koha e konfliktit dhe dhunës ka marr fund. Tansh asht koha e dialogut”, asht shpreh ai.