Presidenti kërkon nga Qeveria m’i nda 100 mijë dollarë për familjet në Houston (foto)

Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaçi, ka kërkue nga Qeveria e Kosovës që sa ma parë me i nda 100 mijë dollarë ndihmë për familjet amerikane që u goditën nga vërshimet në Houston.

Thaçi ka thanë se shqiptarët janë solidarë dhe se nuk harrojnë ndihmën që populli amerikan e ka ba për Kosovën.

Shkrimi i plotë i tij:

Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë.

Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar.

Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 US$ në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë.

Jam i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore. HTH (Foto: AP, Reuters)

Shperndaje në: