Presidenti kërkon njohjen nga Sudani

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takue Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour.

Kreu i shtetit tha se Pamvarësia e Kosovës asht në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gja të cilën, siç theksoi, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetue.

Ai tha se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare, se po e deshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidenti Thaçi theksoi se vetë procesi i integrimeve euro-atlantike Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata të randësishme botnore dëshmojnë se Kosova duhet të pranohet nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti Thaçi e ftoi Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, simbas tij, do të duhej m’u kunorëzue me njohjen e Kosovës nga Sudani.