Presidenti malazez: Malit të Zi nuk i duhet asnji centimetër tokë që s’asht e saj. Ndaj banorëve të Kosovës jemi kallxue korrekt dhe bujarë

Presidenti malazez, Filip Vujanovic ka thanë se askush në Kosovë nuk ka arsye që ndaj Malit të Zi me kallxue çfarëdo pakënaqësie.

Vujanovic këtë e ka thanë në Kollashin, ku ka marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit komunal të Kollashinit me rastin e Ditës së Komunës.

I pyetun se a pret incidente në kufinin me Kosovën mbas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, Vujanovic asht deklarue i premë. “Natyrisht se nuk presim incidente. Ju e dini se unë në raport me atë Marrëveshje dhe Demarkacionin e vijes kufitare jam deklarue në vazhdimësi”, ka thanë Vujanovc.

Simbas tij, Marrëveshja për Demarkacionin asht ba me shumë kujdes dhe mandej asht nënshkrue nga tana palët.

“Asht nënshkrue në Vjenë dhe në Mal të Zi asht ratifikue”, ka thanë ai. Tutje Vujanovic ka thanë se asht çështje e mbrendshme e Kosovës se qysh ka me ba ratifikimin.

“Na jemi shteti që ka kallxue raport korrekt, ka pranue atë që asht realitet në Kosovë. Ndaj banorëve të Kosovës jemi kallxue bujarë në të gjithë ngjarjet që janë të njohuna edhe për qytetarët e Kosovës edhe për ata të Malit të Zi, raporte maksimalisht korrekte”, ka thanë Vujanovic.

Ai ka thanë se Mali i Zi nuk meriton që askush nga Kosova të kryej ndonji akt të ligë ndaj Malit të Zi.

“Përkundrazi, Mali i Zi asht kallxue i mirë me krejt fqijt dhe partner me krejt. Unë pres që kjo në Kosovë të mirëkuptohet”, ka thanë Vujanovic.

Ai beson se të gjithë qytetarët e Kosovës e kuptojnë se Mali i Zi asht fqi i mirë dhe se kurrë nuk ka kallxue pretendime ndaj askujt.

Vujanovic tutje ka thanë se Malit të Zi nuk i duhet asnji centimetër tokë që nuk asht e saj dhe se dëshiron marrëdhanie të mira me të gjithë fqijt.