Presidenti malazez, qe qysh e sheh shtymjen e ratifikimit të Demarkacionit!

Ratifikimi i vonuem i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk ka me ndikue në marrëdhaniet mes Prishtinës dhe Podgoricës, ka thanë Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Ai megjithatë deklaroi se Mali i Zi ka ratifikue Marrëveshjen, shkruen portali malazias Vijesti.

“Kur do ta ratifikojnë në Kosovë asht çashtje e tyne e mbrendshme, na presim me durim ratifikimin”, u ka thanë Vujanovic gazetarëve në qytetin e Mojkovacit, ku edhe po merr pjesë në nji organizim të qytetit.

“Nuk ka arsye për me u nevrikos, por na presim që në Kosovë të bahet kjo”, ka pohue Vujanovic.

I pyetun rreth protestave të fundit në kufi, ai tha persëri se asgja nga këto nuk ka nevojë me afektue marrëdhaniet Mal i Zi-Kosovë.

“Ajo asht thjesht nji gjendje shpirtnore, deklaratë e qytetarëve. Unë pres që Parlamenti i Kosovës ka me sigurue shumicën e nevojshme, ndërsa jam i sigurt se në asnji mënyrë nuk ka me ndikue në marrëdhaqniet tona”, ka shtue presidenti malazez.