Presidenti masakron gazetarin sportiv

Mbramë vonë, Gazetari i sportit Eduard Ilnica asht rrahë brutalisht në ambientet e nji lokali në Tiranë.

Vetë gazetari mbas shtrimit të tij në spitat ka thanë se asht rrahë nga drejtues të klubit të “Kastriotit” të Krujës, konkretisht nga Presidenti i tij Alban Vogli, i cili u arrestue sot nga policia e shtetit.

Gazetari Ilinca në nji prononcim për mediat vendore, tha se dhuna erdhi mbas nji shkrimi në media për dhunën në ndeshjen mes ekipit të Korabit dhe Kastriotit, vetëm pak ditë ma parë.

Ilnica ka shtue se, kanë qenë 5-6 persona që kanë ushtrue dhunë mbi të, mes të cilëve edhe vetë Presidenti i Kastriotit të Krujës.

Ndërkohë që thekson se, tani asht jashtë rrezikut për jetë.

Simbas informacioneve, pikënisja e dhunës ndaj gazetarit të sportit ka qenë nji status i tij mbas ndeshjes së ekipit të Kastriotit ndaj Korabit, ku Ilnica ka akuzue Presidentin e ekipit krutan për dhunën në ndeshjen e zhvillueme në Peshkopi në fundjavë.

Menjiherë mbas ngjarjes policia ka nisë hetimet për këtë ngjarje të randë, ku nji gazetar asht dhunue për shkak të detyrës.

Por jo gjithçka përfundoi me rrahjen ndaj gazetarit.

Edhe drejtuesi i Korabit Fehmi Mziu pranon se asht kërcënue nga po i njajti person.
Tani e ke rradhën ti, – ka citue Femi Mziu mesazhin kërcënues ndaj tij nga Presidenti krutan i futbollit.

Skenat e dhunës nuk janë aspak të reja në fushat e futbollit në Shqipni, e në shumë raste, protagonist kryesorë janë vetë drejtuesit e klubeve.
Përveç kësaj, nji pjesë e mirë e Presidentëve të klubeve shqiptare të futbollit janë ose kanë qenë të dënuem për vepra të randa kriminale, ndërsa të paktë 3 Presidentë klubesh janë vra në 16 vitet e fundit.