Presidenti mbajti takim me komandantin e KFOR Guglielmo Luigi Miglietta

President Hashim Thaçi, e ka prit sot komandantin e KFOR’it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Në takim me komandantin Miglietta, Thaçi asht shpreh se “KFOR-i është ndër institucionet më të respektuara në Kosovë” dhe gëzon besimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie e feje”.

Presidenti shprehu bindjen se institucionet e Kosovës kane me vazhdue me punue ashtu që “KFOR me pase gjithnji e ma pak punë”, por gjithmonë si të vetëdijshme se prezenca e NATO’s asht garanci për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe në tane rajonin e Ballkanit.

“Do të vazhdojmë të punojmë që jo vetëm NATO-ja të jetë në Kosovë, por edhe Kosova të jetë në NATO”, tha Presidenti.

Ndërsa komandanti Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta, e uroi Presidentin Thaçi për detyrën e re në krye të shtetit.

Ai tha se KFOR ka bashkëpunim të shkëlqyem me institucionet e Kosovës, me Qeverinë dhe me ministrinë e FSK’s.

Presidenti Thaçi u shpreh se ambiciet e Kosovës për FSK’n janë të njohuna dhe se ka me vazhdue angazhimi që ajo me qen nji forcë e standardeve të NATO’s, multietnike dhe me përfaqësim të duhun gjinor.