Presidenti me ambasadorin britanik folin për zhvillimet n’vend!

thacioconelli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorin e Mbretnisë së Bashkueme në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka evitu zhytjen në krizë politike dhe se në ditët e fundit ka nji sjellje konstruktive të të gjitha palëve.

“Asht për t’u vlerësu që debati asht kthy në çashtjet si zbatimi i MSA’s dhe zhvillimi ekonomik i vendit”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ambasadori O’Connell u shpreh i kënaqun që po krijohen rrethana që Kosova të paraqitet sa më pozitivisht në botë.

Në këtë takim, u diskutu edhe për prezentimin në sport dhe mundësitë për paraqitje pozitive të Kosovës në Lojnat Olimpike, si dhe për marrëdhaniet rajonale dhe bashkëpunimin nderkombëtar.

“Po kerkojmë mënyra që të dinamizojmë dialogun në rajon dhe me BE’n”, ka thanë presidenti Thaçi.