Presidenti me militantët e PDK’s në Malishevë, ja shtron mish e verë! (foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, mbramë në fshatin Bubël ka takue kryetarin e degës së PDK’s në Malishevë Isni Kilajn së bashku me shumë anëtarë të këtij subjekti.

Por simbas kushtetutës së Kosovës mbas zgjedhjes, Presidenti nuk mundet me ushtrue asnji funksion në parti politike.

Në bazë të fotove të postueme në Facebook nga disa militant të PDK’s, Thaçi asht pa tue darkue me mish e verë.

Në bazë të nenit 88 pika 2 të Kushtetutës së Republikës të Kosovës Presidentit nuk i lejohet me ushtrue asnji funksion në parti politike.

 

1-thaci-pdk

 

2-thacipdk

 

3-thacipdk