Presidenti merr nji vendim lidhun me reformën zgjedhore

hashim-thaci-zyre

Deklarata e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për mangësi në sistemin e tashëm zgjedhor, doket se ka qenë serioze dhe dy takimet e fundit dalin se kanë rezultue me nji vendim për me procedue ma tej me reformat e mundshme në sistemin zgjedhor në Kosovë.

Mbas dy takimeve që Thaçi pati me përfaqësues të partive politike, në mungesë të tri partive opozitare, në diskutime për reformën zgjedhore, del se asht marrë nji vendim, i cili ka hy në fuqi dy ditë ma parë, për formimin e dy Ekipeve Punuese që kanë me u marrë me këtë proces.

Në vendim thuhet:

“Me qëllim të përgatitjes së legjislacionit për reformën zgjedhore në Republikën e Kosovës, themelon Ekipet Punuese:

1.1 Ekipi Punues për Amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe

1.2 Ekipi Punues për ligjin për zgjedhjet.”

Në Ekipin e parë Punues, Presidenti ka paraparë që të ketë përbërje të shtrirë me nga një anëtar nga; Zyra e Presidentit, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit, KQZ, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një përfaqësues nga shoqëria civile.

Në dokumentin e siguruar nga KosovaPress, shkruan se si presidenti ka kërkuar që Ekipi Punues për Amandamentimin e Kushtetutës gjatë hartimit të amendamenteve Kushtetuese duhet të marrë parasysh amandamentet e propozuara kushtetuese, në tri raste të dërguara nga kryetari Kuvendit të Kosovës në mars 2012, në maj 2012 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 20 korrik 2012.Ndërkohë që Ekipi Punues për ligjin për zgjedhjet, do të ketë përfaqësues nga institucionet e përmendura edhe në pikën e parë tek përbërja e Ekipit Punues për Amandamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, presidenti ka kërkuar përmes këtij vendimi që Ekipi Punues për ligjin për zgjedhjet, gjatë hartimit të versionit fillestar të projektligjit duhet të marrë parasysh draftin e mëhershëm të përgatitur nga Komisioni i Kuvendit.Në dokumentin e siguruar nga KosovaPress njëherit thuhet se sipas nevojave të punës dhe realizimit të obligimeve të parapara në këtë Vendit, Ekipet Punuese mund të ftojnë edhe përfaqësues të institucioneve tjera dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Në pikën e shtatë (7) të këtij Vendimi thuhet se Drejtori i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në kuadër të Zyrës së Presidentit, do të përkujdeset që Ekipet Punuese të bashkëpunojnë njëri me tjetrin në arritjen e qëllimeve të përcaktuara sipas Vendimit të Presidentit.Përndryshe, Ekipet Punuese në bazë të këtij vendimi obligohen që deri me datën 20 dhjetor 2016 të dorëzojnë draftet, të cilat më pas kalojnë për diskutim në Grupin Punues I cili përbëhet nga përfaqësues të partive politike dhe mekanizmave tjerë relevant, thuhet në Vendimin e Presidentit. Dhe vetëm pasi të ketë marrë edhe dritën e gjelbër nga Grupi Punues, draftet do të përcillen në Kuvendin e Kosovës për procedurat e mëtejmë.

presidenti-1 presidenti-2