Presidenti Meta dekreton shefin e ri të Shtabit të Pergjithshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, njikohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosuna të Shqipnisë ka dekretue sot shefin e ri te Shtabit te Pergjithshem.

Presidenca ban me dije se Meta ka dekretue Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçakun në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

 

Ky asht dekreti zyrtar:

 

D E K R E TI  

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të germes “b”, pikës 3 të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014: “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

 

D e k r e t o j

 Neni 1

Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU, emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

 Nr. i Dekretit 10598

Tiranë, më 28.08.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS/ ILIR META