Presidenti: Mos i lakmoni rajonit, na kemi identitetin tonë

“Java e Shkencës”, e cila organizohet për herë të tetë nga MASHT, u hap sot në Prishtinë, me pjesmarrjen edhe të Presidentit të Republikës Hashim Thaçi,por pamvaresisht që e kanë konfirmue ardhjen Kryeministri Isa Mustafa, dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ata nuk ishin te pranishem.

Ndonëse Presidenti kishe përgatit nji fjalim të gjatë për Javën e Shkencës, ai tha se nuk ka me e lexue atë, por ka me folë atë çka ia thotë zemra dhe shpirti.

Ai u zotue se ka me i mbështetë të gjithë, tue iu dhanë edhe nji urdhën.

Simbas Thaçit, me liberalizimin e vizave tregu europian asht edhe treg kosovar por edhe anasjelltas, mbasi si tha ai – Kosova tashma asht Europë dhe duhet me pasë lëvizje të lirë sa ma shpejtë.

Ndërsa Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se Kosova ka nevojë për revista të mira shkencore dhe se drejtuesit shkencorë janë ata që e bajnë zhvillimin ekonomik.
Edhe Kryetarja e Këshillit Shkencor të MASHT, Myzafere Limani, tha se Kosova ka nevojë për ma tepër shkencë e për punime shkencore.

Kurse drejtorja e Arsimit të Naltë në MASHT Drita Kadriu, për Televizionin Rrokum tha se në Kosovë ka mungesë të revistave shkencore kredibile.

Në hapje të Javës së Shkencës morën pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, Ministri i Forcës Haki Demolli, Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema dhe shumë përfaqësues të universitetëve publike dhe private.