Presidenti: Mos t’i lejojmë zemrat me u errësue prej frigës, ma shumë dialog që afirmon dashni

President Hashim Thaçi, tue fole para 300 pjesëmarrësve në konferencën ndërfetare, përmendi edhe për debatin që asht zhvillue në Kosovë, mbas publikimit të nji shkrimi në prestigjiozen amerikane “NewYorkTimes”.

Thaçi tha se e kemi pase nji shkrim në nji gazetë amerikane ku Kosova u quejt si e transformueme nga nji shtet shumë pro-amerikan dhe pro-perendimor, në nji shtet ku ka fundamentalizëm dhe vullnetarë të ISIS.

E kam përcjellë me vëmendje këtë debat dhe mund të them se të dy palët gabojmë që e fusin debatin në binarë të pro dhe kundër shkrimit. Gabojmë rëndë nëse mohojmë se njerëz të tillë ka në rrethin tonë. Gabojmë rëndë nëse nuk kuptojmë se rreziku nga ekstremizmi është real dhe është vdekjeprurës. Gabojmë nëse nuk e shikojmë veten në pasqyrë, jo vetëm shteti, por edhe Bashkësia Islame dhe grupet e ndryshme të interesit për të parë gabimet tona, dështimet tona në adresimin e gjuhës së urrejtjes në margjina të shoqërisë tonë që u transformua në veprime të urrejtjes dhe vdekjes”, tha Presidenti.

Gabojmë nëse lejojmë që zemrat tona të na errësohen nga frika dhe nga cinizmi. Nuk mund të rrimë anash dhe të kritikojmë qeverinë, policinë apo liderët fetarë, duke i përqeshur apo duke i ofenduar apo duke mohuar angazhimin dhe rolin që e kanë”, theksoi ai.

Ai tha se e kemi obligim me qene pjese aktive në dialog që afirmon vlerat e dashnise, e jo me qëndrue anash dhe me akuzue njani-tjetrin, ose me kqyre ate pa ba as ma të voglin kontribut në afirmimin e dialogut.