Presidenti n’ardhje kujton protestat e 1981’tes

thaciiiii

Presidenti i sapo zgjedhun Hashim Thaçi, ka rikujtu demostratat e viti 1981 tue thanë se ato kanë tregu vendosmëninë e të rijve të Kosovës.

Ai në Facebook ka shkru se demostratat e vitit 1981 janë ngjarje historike dhe bazë e fuqishme e levizjes për liri dhe pmavarësi të Kosovës.

Postimi i Hashim Thaçit në Facebook:

Demonstratat dhe protestat e fuqishme të pranverës 1981 kulmuan në datat 1 dhe 2 prill të atij viti, duke treguar vendosmërinë e të rinjve të Kosovës, studentëve, punëtorëve dhe inteligjencies së re për pëparimin e të drejtave politike dhe kombëtare të shqiptarëve nën ish Jugosllavi.

Para 35 viteve, në qendër të Prishtinës, ranë heroikisht, në ballë të demonstratave të 2 prillit maturantët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.

Demonstratat e vitit 1981 janë ngjarje historike dhe bazë e fuqishme e lëvizjes për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Lavdi të gjithë të rënëve në demonstratat e vitit 1981! HTH