Presidenti n’autostraden e re. Kosova po bahet udhëkryq për rajonin

thaciautostrada

Sipas Presidentit Hashim Thaçi, Kosova po bëhet udhëkryq për tërë rajonin me infrastrukturën rrugore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë inspektimit të punimeve të segmentit 6 të autostradës “Arbër Xhaferi” tha se Kosova pret që punimet në këtë projekt që e lidh Kosovën me Maqedoninë të kryhen n’afat rekord.

“Këto projekte i dhanë kuptim shtetin tonë të ri dhe e bajnë Kosovën edhe ma europiane. Jemi optimist që do të kryhet n’afat rekord”, tha Thaçi.

Simbas tij, Kosova po bahet udhëkryq për tanë rajonin me infrastrukturën rrugore.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se punët në ndertimin e autostradës po shkojnë mirë.

“Presim në Gusht me inaugurue këtë pjesë, udhëkryqin e Lipjanit. Krahas kësaj po vazhdojmë edhe me projekte tjera. Po përgaditemi për autostradën Prishtinë-Gjilan”, tha ministri Zharku.

Projekti i autostradës “Arbër Xhaferi” pritet me perfundue në fillim të vitit 2018.