Presidenti në Sofia, qe ku mban fjalim e me kend takohet!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahas liderave të tjerë të Ballkanit, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore që po zhvillon punimet në kryeqytetin bullgar, Sofia.

Lajmi i konfirmuem nga zyra e Presidentit thotë se Thaçi do të mbajë fjalim në sesionin plenar të këtij samiti të titulluem: “Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore – çelës i bashkëpunimit rajonal për 20 vite”.

Presidenti i Kosovës do të flas me theks të veçantë për fqinjësinë e mirë dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Europian.

Presidenti gjithashtu ka me zhvillue takim bilateral me homologun e tij bullgar, Rosen Pevneliev.