Presidenti nga samiti ‘Brdo-Brioni’: E randësishme që po mundemi me u ule te tanë bashkë në nji tavolinë, për nji t’ardhme ma të mire

thaciiiiipres

President Hashim Thaçi tha se duhet me u rrit bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor, që së bashku me iu përgjigje sfidave të reja që janë përpara në rajon.

“Na jemi të kërcënuem te tane nga ekstremizmi dhe radikalizmi dhe ky kërcënim mundet me u pergjigj vetëm përmes punës së përbashkët”, tha Thaçi në prag të samitit ‘Brdo-Brioni’, e cila ka me u mbajte në Sarajevë.

Presidenti Thaçi gjithashtu tha se samiti ‘Brdo-Brioni’ ka vlerë si nji forum rajonal që ka prodhue shumë ide të randësishme, projektet dhe mekanizma me vlerë për të gjithë rajonin, shkruen Tanjug.

Simbas tij, kjo shërben si nji forum për avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis liderëve në rajon.

Ai beson se samiti në Sarajevë, ka me vazhdue në këtë frymë, që ka me çue në nji afrim të matejshëm të rajonit e që asht shumë e nevojshme.

“Na e dimë se udhëheqësit e vendeve tona kanë rrugë të vështira. Përgjegjësia jonë si udhëheqës asht per me tregue vizion dhe guxim mbas anmiqësive të së kaluemes. Na tani jemi tue kqyre nga e ardhmja, e pajtimit dhe miqësisë. Asht e randësishme për me tregue se tani të gjithë së bashku mundemi me u ule në të njajtën tryezë dhe me punue bashke për nji t’ardhme ma të mirë për të gjithë”, tha Thaçi.

Presidenti shtoi se Samiti në Sarajevë konfirmon se “na përballemi me nji t’ardhme ma të mirë, përmes dialogut, bashkëpunimit dhe miqësisë”.

“Na tashma jemi tu’ e ndërtue rrugën dhe hekurudhat që na lidhin ma mirë. Na kemi komunikue ma mirë dhe kemi me punue ma mirë. Na kemi me zgjanue bashkëpunimin në fusha të tjera. Ky bashkëpunim asht thelbësor për integrimin rajonal në NATO dhe BE”, theksoi Thaçi.

Presidenti Thaçi ka me marre pjesë në Samitin e shefave të shteteve të rajonit, i cili mbahet çdo vit në kuadrin e bashkëpunimit nëpërmjet nji procesi të ‘Brdo-Brioni’, sot dhe nesër në Sarajevë.