Presidenti ngushëllon institucionet dhe popullin e Turqisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbas sulmeve të mbramshme n’aeroportin “Ataturk” në Stamboll i ka dërgue nji telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.

Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi thuhet se sulmet terroriste n’aeroportin “Ataturk” në Stamboll janë të papranueshme dhe thellësisht të denueshme.

“Asgja nuk mundet me arsyetue përdorimin e dhunës dhe marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm”, shkruen presidenti Thaçi, tue u shpreh thellësisht i tronditun nga dhimbja e shkaktueme, nga shkatërrimi dhe nga terrori i përhapun.