Presidenti n’takimin me gjermanët. Që 6 muej asnji kosovar n’Siri

thacigermanet

Në gjashtëmujorin e fundit, nuk ka pasë asnji individ nga Kosova që ka marrë pjesë në luftat terroriste në Siri apo Irak.

Kështu asht shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili priti në takim perfaqësuesit e shoqatës gjermane për politikë të jashtme.

Thaçi ma tej tha se situatat e pakandshme politike që kanë pasë tashma janë tejkalue dhe asht instalue nji bashkëpunim normal, ku të gjithë janë tue punue për interesat strategjike të vendit.

Simbas tij, shembulli ma i mirë për këtë ishte takimi i djeshëm me Mogherinin.

Në këtë takim, i pari i vendit ka fol edhe për rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin i Kosovës n’UEFA dhe pjesëmarrja në Lojnat Olimpike, që simbas tij, janë disa nga lajmet ma të mira, të cilat i kemi prit me padurim.

Por, pamvarësisht arritjeve, Kosova ende ka shumë punë për me shenue progres.

Thaçi pohoi se Kosova ka Kushtetutë dhe kornizë të mirë ligjore, prandaj simbas tij duhet të punohet edhe me drejtësinë, në mënyrë që askush mos t’i ikë asaj.
“Na jemi tue forcue edhe komponentin e sigurisë dhe ajo asht e gatshme të bahet armatë e NATO’s”, ka thanë Thaçi.

Ma tej, ai ka thanë se kanë marrë veprime konkrete për luftimin e së keqes që paraqet kercenim për paqen dhe stabilitetin.