Presidenti: Nuk isha në Mal të Zi për demarkacion, marrëveshjen s’e kemi në plan me dërgue në Arbitrazh

President Hashim Thaçi, tha se Kosova nuk ka çashtje të hapun me Malin e Zi sa i takon Demarkacionit.

Presidenti bani me dije se në Podgroricë ishte për 10 vjetorin e pamvarësisë së Malit të Zi, e jo për marrëveshjen e Demarkacionit.

Kreu i shtetit shtoi se çashtjen e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi nuk e kanë në plan me dërgue në Gjykatën e Arbitrazhit.

Thaçi këto deklarata i dha gjatë vizitës së sotme që i bani kompanisë për prodhimin dhe përpunimin e qumështit “Eurolona” në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Në këtë vizitë i pari i vendit ishte i shoqnuem nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe ai i Integrimit Europian, Bekim Çollaku.

Atje, Presidenti gjithashtu theksoi se marrëveshja e Stabilizim-Asociimit asht nji mundësi që bizniset me eksportue mallna jashtë vendit.