Presidenti Obama kallxohet i madh, këto janë fjalët e tij për Trump (video)

Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka mbajtë fjalim në Shtëpinë e Bardhë mbas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve ku fitues ka dalë Donald Trump.

Obama ka thanë se ata janë amerikanë para se me qenë demokratë apo republikanë. “Na jemi para se gjithash amerikanë, jemi patriotë”, ka thanë Obama.

Obama në këtë konferencë ka dalë bashkë me nëpresidentin, Joe Biden.

“Nuk asht sekret se unë dhe Trump kemi dallime në qëndrime, por të kujtojmë se edhe me Bush para tetë vjeteve i kisha disa dallime”, ka thanë ai, tue thanë se tranzicioni i pushtetit tash asht thelbësor dhe këtë duhet me ja kallxue edhe botës.

Obama tutje ka thanë se ka folë qysh mbramë me Trump’in dhe i ka urue atij fitoren. “Suksesi i Trumpit nënkupton bashkim dhe ecje përpara të vendit tonë”, tha ai, tue shtue se ka folë edhe me Hillary Clintonin, që ai i referohet si sekretare.

“Besoj shumë se ajo dhe presidenti Clinton kanë me vazhdue me punue për njerëzit”, tha ai, tue shtue se, Hillary ishte e jashtëzakonshme në tana funksionet e deri tashme.