Presidenti Obama: Qe pse nuk e përdori termin ‘terrorizmi islamik’

Presidenti amerikan, Barack Obama, asht kritikue mjaft shumë nga kundërshtarët e vet politikë për retoriken e vet sa i përket terrorizmit.

Por, dje, në studion e CNN, atij iu kërkue që të justifikohet se pse refuzon të thotë “terrorizmi islamik” para nji nanë të organizatës joqeveritare “Gold Star Mothers”.

Obama u përgjigj tue i përshkue këtë si çashtje “diqysh si të fabrikueme”.

“Nuk ka dyshim, dhe vazhdimisht e kam thanë, kur shohim organizata terroriste si Al-Qaeda dhe ISIS… Ato e kanë çoroditë dhe shtremnue dhe kanë tentue ta përdorin Islamin si mbulesë dhe arsyetim për barbarizmin themelor dhe vrasjet,” ka thanë Obama.

Obama ka insistue se nuk ka fe që i arsyeton gjanat që ata i bajnë.

“Këta janë njerëz, të cilët kanë vra fëmi, kanë vra myslimanë, kanë marrë robnesha seksi, prandaj nuk ka fe që kishte me arsyetue, në çfarëdo mënyre, asnjanën nga gjanat që ata i bajnë,” ka shpjegue Obama.

“Por, ajo nga çfarë kam ba kujdes kur i kam përshkrue këto çashtje asht se duhet të sigurohemi se nuk i përfshijmë këta terroristë në nji thes me miliarda myslimanë që egzistojnë nëpër botë, përfshi në vendin tonë, e të cilët janë paqësorë, të përgjegjshëm, të cilët, në këtë vend, janë bashkë-ushtarët, bashkë-oficerët, bashkë-zjarrfikësit, bashkë-mësuesit, fqijtë dhe miqtë tanë,” ka shtue ai.