Presidenti padit Kryetarin e Tiranes: Më quejti “hajn”

Presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani ka dalë në nji konferencë të jashtëzakonshme për media, për me njoftue se e ka paditë penalisht kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj, për shpifje.

Mbasi tregoi videon ku Veliaj e quen Presidentin hajn të nji prone të kishës katolike në Elbasan, Nishani tha se tash fjalën e ka drejtësia.