Presidenti, pajtimi kerkon drejtësi, të zbardhet fati i të zhdukunve!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes nji postimi në Facebook, ka apelue që sa ma parë të zbardhet fati i të pagjetunve.

Thaçi ka kërkue që e vërteta dhe drejtësia të vijnë sa ma shpejt në vend.

“Apeloj edhe nji herë që sa ma parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjetunve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyne etnike, fetare apo edhe profesionin e tyne”, ka thanë mes tjerash Thaçi.

Ky asht postimi i plotë:

Duke shikuar dokumentacionin e të pagjeturve, edhe një herë më erdhi në mendje se ndër të pagjeturit ka jo vetëm pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe grupmoshave, por edhe të të gjitha profesioneve, qoftë bujq, mjekë, mësues apo gazetarë.

Apeloj edhe një herë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të të pagjeturve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare apo edhe profesionin e tyre.

Pajtimi mes popujve kërkon sinqeritet, kërkon të vërtetën dhe drejtësinë. Askush nuk i meriton këto më shumë sesa familjet e të pagjeturve. HTH