Presidenti – pensionistëve: Keni kontribue për Kosovën, tash asht radha e shtetit me shtue kujdesin për juve

President Hashim Thaçi, priti sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës të kryesuem nga kryetari Shaban Kajtazi, me të cilët bisedoi për gjendjen e pensionistëve në Kosovë dhe për mundësitë për me i perkrah ata.

Thaçi tha se Kosova asht ndërtue falë punës së njerëzve që sot duhet me gëzue nji mirëqenie dhe jetë dinjitoze si pensionistë.

Keni kontribuar për shtetin dhe tash është radha e shtetit dhe institucioneve të tij, që të shtojnë kujdesin për juve”, tha Thaçi.

Përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës e uruen President Thaçin për detyrën e tij të re dhe e falënderuen atë për angazhimin e deritashëm, në të gjitha postet që ka mbajte, për me përmirësue mirëqenien e pensionistëve.

E njohim angazhimin tuaj dhe jemi mirënjohës për rritjen e pensioneve dhe rregullimin e skemës pensionale”, tha Kajtazi.

Përfaqësuesve të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, President Thaçi u ka thanë se ka me qene gjithnji i hapun për pensionistët, për me i ndëgjue shqetësimet e tyne dhe për me i përkrah në përputhje me mundësitë që ka.

presidenti