Presidenti përuron fabrikën për përpunimin e qelqit në Mitrovicë

President Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës për përpunimin e qelqit “Orient Kosova, glass & crystal mosaic”, në Mitrovicë.

Kjo fabrikë që menaxhohet nga Faruk Kosumi, asht investim i përbashkët turk, gjerman dhe kosovar dhe ban riciklimin e xhamit dhe pastaj prodhimin e mozaikut nga xhami dhe qelqi.

Investimin në këtë fabrikë, President Thaçi e ka quejt lajm të mirë për Mitrovicën dhe shembull të mirë se në Kosovë ka klimë të mirë biznisi dhe siguri për investitorë.

Sipërmarrja dhe prona private janë themelet e mirëqenies dhe të zhvillimit të një shoqërie. Prandaj, unë kam besim të plotë se këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme do të jenë një bazament i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit tonë, por edhe i krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Ky investim për Thaçin ka thanë se asht edhe mesazh për bashkatdhetarët kudo që jetojnë, që me ardh dhe kursimet e tyne me i sjelle në Kosovë, me hap vende të reja pune, ndërmarrje të vogla dhe të mesme apo edhe të mëdhaja.

Kam shpresë dhe besim të plotë se ju do të keni sukses dhe investimi juaj do të jetë edhe shpresë për investitorët e tjerë që të investojnë kudo, qoftë në qytetin e Mitrovicës apo anekënd Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Pas ceremonisë së përurimit Presidenti ka bashkëbisedue me punëtorët e kësaj fabrike, shumica prej të cilëve janë të gjinisë femnore. Fabrika, e cila mbulon gjithë tregun e Kosovës dhe që së shpejti pret me fillue eksportin në rajon dhe ma gjanë, aktualisht ka 40 të punësuem dhe deri në fund të këtij viti, pritet me i punësue 100 persona./Kp

 

thaci1 thaci2 thaci3