Presidenti pranoi kredencialet e ambasadorit të parë rezident të Suedisë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranue kredencialet e ambasadorit të parë rezident të Mbretnisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.

Presidenti Thaçi i ka urue mirëseardhje ambasadorit Nilsson, tue shpreh gatishmëninë që bashkëpunimi i shkëlqyem në mes të Kosovës dhe Suedisë të thellohet dhe të zgjanohet edhe ma shumë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, për ma shumë se dy dekada”, u shpreh presidenti Thaçi.

 “Shpresoj që tash me prezencën e re kemi me zgjanue edhe ma shumë bashkëpunimin tonë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, ambasadori Nilsson u shpreh i lumtun për këtë “ditë historike” në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësinë që me shërbye si ambasador i parë i Suedisë në Kosovë.

“Kemi me vazhdue me përkrah Kosovën në procesin e integrimit europian”, tha ambasadori Nilsson.