Presidenti premton kod që nuk i lejon njerëzit e denuem n’institucione

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka prit delegacionin e deputetëve të Parlamentit Europian, i cili tha se ka me inicue hartimin e nji kodi që nuk do të lejojë njerëz të denuem në skenën politike.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka prit në presidencë delegacionin e deputetëve të Parlamentit Europian të cilët do të qendrojnë në Kosovë për me marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë ku do të diskutohet për marrëveshjen e stabilizim-asociimit.

Me këtë rast Thaçi ka thanë se vizita e tyne asht hap i ri dhe hapje e nji kapitulli europian për Kosovën.

Tutje, ai ka thanë se do të punojnë edhe për implementimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

 

pikulaathaciii